Më 11 prill përfundoi në provincën Hainan sesioni vjetor treditor i Forumit të Boaos për Azinë të vitit 2010, me temën "Ringjallja e gjelbër: zgjedhja konkrete e zhvillimit të vazhdueshëm të Azisë".
Ky sesion vjetor është dialogu i parë shumëpalësh qysh nga krijimi i zonës së tregtisë së lirë Kina-ASEAN ku morën pjesë personalitete shumë të rëndësishme të vendeve aziatike.
Zv.kryeministri i Kinës Xi Jinping vuri në dukje me rastin e këtij Forumi se vendet aziatike duhet të bëjnë një planifikim të gjithanshëm ndërmjet rritjes ekonomike, zhvillimit shoqëror dhe mbrojtjes së mjedisit, që të realizojnë zhvillimin e gjelbër dhe të vazhdueshëm të Azisë e të botës, dhe Kina do të bëjë përpjekje së bashku me vendet e tjera aziatike drejt këtij qëllimi. (Wang Xianya) (Artan)