Nesër, më datën 10 prill, do të hapet sesioni vjetor i Forumit Aziatik të Boaos të vitit 2010, ku do të jetë i pranishëm e do të mbajë një fjalim edhe zv.kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping.
Ky sesion vjetor është dialogu i parë shumëpalësh qysh nga krijimi i zonës së tregtisë së lirë Kina-ASEAN ku do të marrin pjesë personalitete shumë të rëndësishme të vendeve aziatike. Siç mësohet, 2000 veta do të marrin pjesë në Forumin e sivjetshëm, ndër të cilët 900 janë nga ndërmarrjet e ndryshme, gjë që pasqyron se Forumi i Boaos është shndërruar në një arenë që u mundëson 500 kompanive më të fuqishme në botë të konkurrojnë në tregun aziatik.
Tema e këtij viti e Forumit Aziatik të Boaos është "Ringjallja e gjelbër: zgjedhja konkrete e zhvillimit të vazhdueshëm e Azisë". (Wang Xianya)