PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekonomitë e reja u rritën shumë gjatë rimëkëmbjes së ekonomisë botërore
2010-04-09 18:58:56 cri komenti juaj Printoni

Sekretari i Forumit Aziatik të Boaos Long Yongtu publikoi më 9 prill "Raportin vjetor të zhvillimit të ekonomive të reja 2009". Në këtë raport thuhet se vitin e kaluar rimëkëmbja e ekonomisë botërore i kaloi parashikimet dhe kryesisht ekonomitë e reja u zhvilluan më shumë se ekonomitë e zhvilluara.

Në raport thuhet se vjet ekonomitë e zhvilluara patën një rënie 3.2 %, e cila ishte më e ulët se përqindja e rënies së ekonomisë botërore prej 8 %. Arsyeja që ekonomia botërore nuk u keqësua vitin e kaluar është zhvillimi i ekonomive të reja, si Kina dhe India.

Raporti vë në dukje se në vitin 2009 shifra e rritjes së ekonomisë kineze arriti në 8.7 % dhe kjo i dha një shtysë të rëndësishme rimëkëmbjes së vendeve e rajoneve të tjera, nëpërmjet importit, investimeve jashtë vendit, financimit tregtar dhe shkëmbimit monetar. (Xiaoyu) (Artan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China