PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gazeta Renminribao uroi kurorëzimin me sukses të sesionit të 3-të të legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës
2010-03-15 19:23:23 cri komenti juaj Printoni

Gazeta Renminribao botoi më 15 mars një kryeartikull, ku shprehet urimi për kurorëzimin me sukses të sesionit të 3-të të legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Sipas kryeartikullit, ky ishte sesioni me rastin e përballimit nga Kina të krizës financiare globale, të ruajtjes qëndrueshmërisë dhe shpejtësisë së zhvillimit ekonomik dhe të shpejtimit të ndryshimit të mënyrës së zhvillimit ekonomik. Ky sesion u zhvillua me demokraci, realizëm, unitet dhe përparim.

Në kryeartikull thuhet gjithashtu se në këtë sesion u miratua projekt-amendamenti i Ligjit të Zgjedhjeve. Sipas këtij projekt-amendamenti, do të zbatohet njësimi i vlerës së zgjedhjeve në fshat dhe në qytet në përputhje me gjendjen konkrete të Kinës. Rishikimi i Ligjit të Zgjedhjeve është një zhvillim i rëndësishëm në politikën demokratike të socializmit kinez, si dhe është një nga përparimet e mëdha të çështjes së të drejtave të njeriut në Kinë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China