PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina miratoi projekt-amendamentin e Ligjit të Zgjedhjeve
2010-03-14 11:01:24 cri komenti juaj Printoni

 

Fshatarët kinezë do të gëzojnë të njëjtën vlerë me qytetarët në zgjedhje. Më 14 mars, u kurorëzua me sukses në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, organit të pushtetit të Kinës. Në ceremoninë e mbylljes, u miratua me shumicë dërrmuese të votave projekt-amendamenti i Ligjit të Zgjedhjeve dhe kështu, në Kinë përfundoi historia që "4 fshatarë janë baras me një qytetar" në zgjedhje.

Në ceremoninë e mbylljes, kryetari i Komitetit Kombëtar të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Wu Bangguo u shpreh se njësimi i vlerës së zgjedhjeve në fshat dhe në qytet përputhet me gjendjen konkrete të Kinës dhe me interesat e banorëve të kombësive të ndryshme. Ky njehsim mishëron më tej parimin e barazisë ndërmjet njerëzve, ndërmjet krahinave dhe ndërmjet kombësive.

Në ceremoninë e mbylljes të këtij sesioni vjetor, afro 3 mijë deputetë të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës miratuan, gjithashtu me votim, projekt-rezolutën për 6 raportet e paraqitura, si raportin mbi veprimtaritë e qeverisë, raportin mbi planifikimin dhe buxhetin vjetor etj. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China