Vendet e zhvilluara duhet të marrin pjesë më aktivisht në veprimet e përballimit me ndryshimin e klimës
Më 10 mars, kryetari i delegacionit kinez në konferencën e OKB-së për ndryshimin e klimës të Kopenhagës dhe zv.drejtori i Komitetit Shtetëror të Zhvillimit dhe të Reformës Xie Zhenghua shprehu shpresën se konferenca e ndryshimit të klimës e OKB-së që do të zhvillohet këtë vit në Meksikë, do të ketë rezultate pozitive. Ai vuri në dukje se posaçërisht SHBA-ja duhet të luajë një rol më të madh në veprimet globale të përballimit me ndryshimin e klimës.
Xie Zhenghua theksoi se vendet e zhvilluara mbajnë përgjegjësinë kryesore për ngrohjen e klimës, për shkak të shtimit të lëshimit të gazit serrë gjatë industrializimit, dhe vendet në zhvillim janë viktimat. Prandaj vendet e zhvilluara duhet të marrin pjesë më aktivisht në veprimet e përballimit të ndryshimit të klimës. (Fani) (Artan)