Më 8 mars në mëngjes, zv.kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Wang Zhaoguo shpjegoi para 3000 përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës projektamendamentin e ligjit të zgjedhjeve. Kjo është hera e 6-të që Kina rregullon ligjin e zgjedhjeve.
Këtë herë, barazia ndërmjet shtetasve, rajoneve dhe kombësive të ndryshme është pika kyçe e rregullimit. Në ligjin e zgjedhjeve të rishikuar do të shtohet numri i deputetëve të zgjedhur nga radhët e punëtorëve, të fshatarëve dhe të intelektualëve dhe do të pakësohet numri i deputetëve nga zyrtarët.
Përveç kësaj, sistemi zgjedhor në Kinë gjithashtu do të përmirësohet më tej. Përmbajtjet përkatëse janë: përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të takimit ndërmjet kandidatëve dhe zgjedhësve, rregullimi i mënyrës së votimit, forcimi i mbikëqyrjes së zgjedhjeve dhe caktimi i sistemit të votimit të fshehtë për të shmangur fitimin e votave nëpërmjet korrupsionit. (Yuan Xin) (Artan)