PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Specialisti analizon konferencën e shtypit të ministrit të Jashtëm kinez
2010-03-07 19:31:45 cri komenti juaj Printoni
Më 7 mars, ministri i Jashtëm kinez Yang Jiechi iu përgjigj në Pekin pyetjeve për probleme lidhur me politikën e jashtme të Kinës. Ai tha se këtë vit Kina do të vazhdojë të nxitë politikën e jashtme të gjithanshme, për të krijuar një mjedis të mirë të jashtëm për ruajtjen e stabilitetit shtetëror, për nxitjen e zhvillimit dhe për përmirësimin e strukturës. Njëkohësisht Yang Jiechi shtjelloi thellësisht marrëdhëniet e Kinës me SHBA-në, Bashkimin Evropian, Afrikën etj. dhe qëndrimin parimor kinez në problemet kryesore ndërkombëtare. Nëndrejtori i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Bashkëkohore Ndërkombëtare të Kinës Yang Mingjie është i mendimit se në 10 vjetët e kaluar Kina mori pjesë më aktivisht në çështjet ndërkombëtare dhe ndryshimin e strukturës ndërkombëtare dhe se, me ngritjen e potencialit të Kinës, do të forcohen patjetër shkëmbimet midis saj e komunitetit ndërkombëtar në të gjitha fushat.

Më 7 mars, në një konferencë shtypi të organizuar nga sesioni i tretë i legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Yang Jiechi tha se në 10 vjetët e kaluar Kina ka luajtur një rol të rëndësishëm konstruktiv për shumëpolarizimin e botës, për demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare etj. Yang Mingjie u shpreh se në këta 10 vjet politika e jashtme kineze ka shfaqur karakteristikat e të qenit më aktive, më e gjerë dhe më e përgjegjshme:

"Në këta 10 vjet struktura strategjike ndërkombëtare dhe procesi i globalizimit kanë pasur një reformim të thellë. Në këtë sfond politika e jashtme kineze ka qenë më aktive, më e gjerë dhe më e përgjegjshme, duke dhënë ndihmesën e vet për paqen e stabilitetin ndërkombëtar."

Yang Mingjie vuri në dukje se në vitin 2010 veprimtaria e diplomacisë kineze do të zhvillohet kryesisht në fushën e marrëdhënieve dypalëshe, të problemeve kryesore rajonale dhe të çështjeve globale:

"Sivjet politika e jashtme kineze do të përqendrohet kryesisht në 3 fusha. Së pari, do të zhvillohen më tej marrëdhëniet dypalëshe me vendet përkatëse. Së dyti, Kina do të luajë rolin e duhur në problemet kryesore rajonale, si për shembull në problemin bërthamor të Gadishullit Korean e të Iranit, në problemin e situatës ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit etj. Së treti, në disa probleme globale Kina do të bëjë përpjekjet e veta për ruajtjen e bashkëpunimit midis vendeve të ndryshme në të gjitha fushat pas krizës financiare."

Në këtë konferencë shtypi marrëdhëniet kino-amerikane tërhoqën vëmendje të madhe. Kohët e fundit, një sërë veprimesh të palës amerikane, si shitja e armëve Tajvanit, takimi i Obamës me Dalai Lamën etj., kanë dëmtuar interesat e Kinës dhe gjendjen e mirë të marrëdhënieve dypalëshe. Yang Mingjie është i mendimit se, megjithëse ekzistojnë mosmarrëveshje, marrëdhëniet kino-amerikane do të vazhdojnë të zhvillohen duke kapërcyer pengesat:

"Të dyja palët kanë dëshirë për bashkëpunim, prandaj nuk do të ekzistojnë për një kohë të gjatë problemet midis tyre. Kur pala amerikane të njohë çështjet të cilave pala kineze u kushton vëmendje, do të rregullojë politikat përkatëse duke shmangur konfliktin e gjithanshëm." (Fani) (Artan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China