Sipas raportit mbi projektbuxhetin qendror dhe rajonal në vitin 2010, deficiti qeveritar i Kinës do të arrijë në 1.05 trilion juanë, duke u rritur me 100 miliardë juanë në krahasim me vitin 2009.
Sipas këtij raporti, në vitin 2010, deficiti qeveritar i Kinës do të përbëjë 2.8% të GDP-së, përqindje e njëjtë me vitin 2009. Për ruajtjen e vazhdimësisë dhe të qëndrueshmërisë të politikës financiare, si dhe forcimin e prirjes së rimëkëmbjes ekonomike, në vitin 2010, deficiti financiar do të ruhet në një masë të përshtatshme.
Në këtë raport theksohet njëkohësisht se në funksion të nxitjes së zhvillimit të vazhdueshëm të politikës financiare dhe parandalimin e rrezikut financiar, duhet të kontrollohet përqindja e deficitit të GDP-së brenda nivelit 3%. (Shy Guan)