Më 4 mars, ditën e dytë të sesionit vjetor të Asamblesë Konsultative Politike të Kinës, anëtari i Asamblesë Huang Xiaotong u shpreh se projekti i sivjetshëm që i dorëzoi qeverisë ka lidhje me forcimin e ngritjes së nivelit të kualifikimit profesional të punëtorëve nga fshati.
Z. Huang tha se pas studimeve në Si Chuan dhe Guang Dong, dy provinca me më shumë punëtorë nga fshati, ai kuptoi se zhvillimi i fshatit mund të realizohet nëpërmjet kualifikimit të punëtorëve të pakualifikuar, duke shtuar se kjo është një ndër mënyrat më të rëndësishme.
(Çan Yean)