Tërmeti i fuqishëm që ra në Haiti në pasditen e datës 12 janar sipas kohës vendore, ka shkaktuar një numër të madh të vdekurish e të plagosurish dhe humbje të mëdha materiale. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Jiang Yu u shpreh se qeveria kineze i kushton vëmendje të madhe kësaj fatëkeqësie dhe shpreh ngushëllime të thella për viktimat.
Jiang Yu tha se liderët kinezë po tregojnë kujdes të madh për të gjithë kinezët që janë në Haiti, duke përfshirë paqeruajtësit, bashkatdhetarët nga Hong-Kongu, Makao dhe Tajvani, emigrantët dhe shtetasit kinezë. Gjithashtu ajo po kryen shpejt punët e ndihmës e të shpëtimit. Qendra konsulore e mbrojtjes Ministrisë së Jashtme do të japë përgjigjet 24 orë lidhur me çështjet përkatëse. (Wang Xianya)