Organizata Botërore e Shëndetësisë: Numri i të vdekurve nga gripi H1N1 kaloi 10 mijë
Më 18 dhjetor Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një raport të fundit mbi gjendjen e gripit H1N1. Në raport thuhet se deri tani, numri i të vdekurve në mbarë botën nga gripi H1N1 ka kaluar 10 mijë. aktualisht, Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek nga afër gjendjen e zhvillimit të gripit H1N1 në mbarë botën.
Sipas të dhënave statistikore, deri në 13 dhjetor, gripi H1N1 ka shkaktuar të paktën 10582 të vdekur duke u shtuar me 986 brenda një jave. (Vera)