Më 30 nëntor paradite, u zhvillua takimi i 12-të i liderëve të Kinës dhe Evropës. Pas takimit, të dyja palët nënshkruan 5 dokumente të bashkëpunimit me synim që të forcojnë më tej bashkëpunimin mes Kinës dhe BE-së në mbrojtjen e mjedisit.
Këto 5 dokumente të nënshkruara përfshijnë marrëveshjen e bashkëpunimit tekniko-shkencor mes Kinës dhe Evropës, memorandumin e mirëkuptimit mbi bashkëpunimin e fazës së 2-të të nisjes së projekteve me lëshimin zero të karbonit, memorandumin e mirëkuptimit mbi kornizën e bashkëpunimit për shfrytëzimin dhe cilësinë e energjisë, marrëveshjen financiare mbi projekte për rregullimin e mjedisit dhe marrëveshjen financiare mbi projekte të reja për tregti dhe investime të vazhdueshme të Kinës. (Jiang Lei)