Më 3 korrik, kryeministri kinez Wen Jiabao drejtoi një mbledhje të Këshillit të Shtetit, ku u analizua gjendja e tanishme e epidemisë së gripit A-H1N1 dhe u hartua puna e ardhshme kundër përhapjes së sëmundjes.
Në këtë mbledhje, Wen Jiabao u kërkoi sektorëve përkatës në krahina të ndryshme të forcojnë punën e parandalimit të përhapjes së gripit në vendet publike, si shkolla e spitale, dhe të shpejtojnë përgatitjet për përballimin e epidemisë së mundshme, duke i kushtuar më shumë vëmendje studimit e prodhimit të vaksinave dhe ilaçeve, sidomos barnave tradicionale kineze etj.
(Çan Yean) (Artan)