Më 19 prill përfundoi me sukses në Boao të provincës Hainan të Kinës mbledhja vjetore e Forumit Aziatik të Boao-s për vitin 2009.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes të mbledhjes vjetore, kryeministri kinez Wen Jiabao u bëri thirrje vendeve të ndryshme aziatike të forcojnë bashkëpunimin dhe të kundërshtojnë proteksionizmin tregtar, me qëllim që Azia të bëhet motori i ringjalljes së ekonomisë botërore.
Gjatë mbledhjes 3-ditore, pjesëmarrësit diskutuan kryesisht për rolin e vendeve të reja të zhvilluara ekonomikisht në reformën e sistemit financiar ndërkombëtar. (Fani) (Artan)