PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
U hap mbledhja vjetore e Forumit Aziatik të Boaos
2009-04-18 20:17:54 CRI Komenti juaj Printoni

Më 18 prill u hap në Boao të provincës Hainan të Kinës Jugore mbledhja vjetore e Forumit Aziatik të Boaos. Tema kryesore e kësaj here është: "Kriza financiare dhe Azia, sfida dhe parashikime". Rreth kësaj teme kryeministri i Kinës Wen Jiabao tha në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e hapjes se vendet e ndryshme të Azisë duhet të forcojnë bashkëpunimin, të kundërshtojnë proteksionizmin tregtar, të respektojnë stabilitetin financiar të rajonit dhe ta bëjnë Azinë motor të rëndësishëm të ringjalljes së ekonomisë botërore.

Së pari Wen Jiabao shtjelloi planin e gjithanshëm të qeverisë kineze për të nxitur zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të ekonomisë për përballimin e krizës financiare ndërkombëtare. Duke iu referuar të dhënave të fundit, Wen Jiabao tha se ky plan po arrin rezultate fillestare, në funksionimin e ekonomisë kineze po duken ndryshime pozitive dhe gjendja është më e mirë sesa parashikohej. Wen Jiabao shprehu mendimin se ky plan i gjithanshëm është një masë urgjente për të garantuar jetën e masave popullore dhe stabilitetin e vendit, si edhe një politikë afatgjatë që mund të nxitë realizimin e zhvillimit shkencor të ekonomisë kineze dhe të zhvillimit harmonik të Kinës.

Wen Jiabao tha se kriza financiare ende është duke u përhapur, gjendja e dobësimit të ekonomisë botërore nuk ka ndryshuar akoma, keqësimi i ekonomisë thelbësore është më i rëndë se sa parashikohej dhe ringjallja e ekonomisë botërore ndoshta do të kërkojë një kohë të gjatë dhe do të jetë me zigzage. Prandaj Kina dëshiron të përpiqet së bashku me të gjitha vendet aziatike për të forcuar bashkëpunimin dhe për të nxitur paqen e lulëzimin e rajonit. Lidhur me këtë, ai paraqiti 3 propozime: së pari, të forcohet bashkëpunimi ekonomiko-tregtar dhe të kundërshtohet proteksionizmi; së dyti, të forcohet bashkëpunimi financiar dhe të bëhen përpjekje të respektohet stabiliteti financiar i rajonit; së treti, të thellohet bashkëpunimi në fushën e investimeve e të luhet roli i investimeve në rritjen e ekonomisë rajonale; së katërti, të forcohet bashkëpunimi i gjelbër dhe të nxitet zhvillimi i vazhdueshëm i ekonomisë aziatike; së pesti, të forcohet bashkëpunimi dhe koordinimi në çështjet ndërkombëtare dhe të nxitet lulëzimi e paqja e botës. (Vera)

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China