Më 18 prill, në Boao të provincës Hainan të Kinës u zhvillua ceremonia e hapjes së Forumit Aziatik të Boao-s për vitin 2009. Kryeministri kinez Wen Jiabao mbajti një fjalim në këtë ceremoni, në të cilin u shpreh se, përballë përhapjes së shpejtë të krizës financiare ndërkombëtare, Kina dëshiron të përballojë aktivisht sfidën së bashku me vendet aziatike dhe të forcojë bashkëpunimin me to.
Wen Jiabao sugjeroi që vendet e ndryshme aziatike të thellojnë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, të forcojnë bashkëpunimin financiar, të thellojnë bashkëpunimin në fushën e investimeve e të forcojnë koordinimin në çështjet ndërkombëtare, për të nxitur lulëzimin, stabilitetin dhe paqen botërore. (Yuan Xin)