Më 18 prill, në fjalimin e vet në ceremoninë e hapjes së Forumit Aziatik të Boao-s, kryeministri kinez Wen Jiabao u shpreh se Kina ka zbatuar paketën e masave, të cilat kanë arritur rezultate të mira.
Wen Jiabao tha se tani gjendja e ekonomisë kineze është më e mirë sesa parashikohej në të kaluarën. Së pari, është shpejtuar konsumi e rritja e investimeve dhe është ngritur vazhdimisht kërkesa e brendshme; së dyti, ka vazhduar të stabilizohet prodhimi industrial dhe gjendja e bujqësisë; së treti, vazhdon aktivisht rregullimi i strukturës ekonomike. (Yuan Xin)