Sipas Agjencisë së Lajmeve Hsinhua, më 17 prill në Boao të Kinës Jugore, Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Boao për Azi, Long Yongtu u shpreh në një intervistë se Kina dhe ekonomitë e reja aziatike do të dalin të parët nga kriza financiare dhe do të rikthehen në binarët e zhvillimit të shpejtë e të shëndetshëm.
Forumi Boao për Azinë 2009 do të zhvillohet në Boao të provincës Hainan nga 17 deri më 19 prill.
Më 17 prill, Agjencia kineze e Lajmeve Hsinhua publikoi një koment, ku thuhet se numri i pjesëmarrësve po shtohet në prag të fillimit, gjë që ka treguar përpjekjet dhe besimin e Azisë për të kaluar vështirësitë bashkarisht me rajonet e tjera.(Jiang Lei)