Më 2 prill, filloi në kryeqytetin e britanik Londër Samiti i dytë Financiar i Liderëve të Grupit të 20 Vendeve. Marrin pjesë në këtë samit liderët e 20 vendeve, liderë të organizatave ndërkombëtare si OKB, FMN, Banka Botërore, Forumi i Stabilitetit Financiar etj.
Temat kryesore në këtë samit që do të zgjasë 1 ditë, do të jenë forcimi i bashkërendimit të politikave makroekonomike, forcimin e kontrollit financiar ndërkombëtar, stabiliteti financiar i tregut ndërkombëtar, si dhe çështjet e reformës në sistemin financiar ndërkombëtar. Palët e ndryshme do të zhvillojnë bisedime për përballimin e krizës financiare ndërkombëtare dhe për kërkimin e mënyrave të duhura të rimëkëmjes së ekonomisë globale. Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao do të mbajë një fjalim mbi qëndrimin përkatës të Kinës. (Çang Çuo) (Artan)