Aty ai pa repartet e modernizuara të punës, dhomat e çlodhjes dhe mensat e punëtorëve. Ylli Pepos iu kujtuan fabrikat që kishte xhiruar para 35 vjetëve, të cilat ishin me kushte të prapambetura dhe me hapësirë të ngushtë.
Pas xhirimeve, regjisori Pepo tha që qyteti Zhengzhou ka ndryshuar krejtësisht. Sipas mendimit të tij, Zhengzhou është një qytet tjetër, jo ai që kishte parë para 35 vjetëve.
Nesër z. Pepo do të shkojë në kombinatin e mishit "Shuang Hui", e cila është një markë e famshme kineze. Ndiqni programin tonë dhe le të shohim së bashku përvojën e paharrueshme gjatë xhirimeve të Ylli Pepos. (U Sen) (Artan)