PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Korea e Jugut përgatit riatdhesimin e eshtrave të ushtarëve kinezë
2016-03-31 16:42:40 CRI Komenti juaj Printoni

Eshtrat e dhjetëra ushtarëve kinezë të vrarë gjatë Luftës së Koresë do të riatdhesohen së shpejti në Kinë.

Kolonel Lee Hak-gi i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut thotë se më vonë këtë javë do të mbahet edhe një ceremoni për nder të të rënëve.

"Për të përgatitur riatdhesimin e eshtrave të ushtarëve kinezë, së pari do të kryejmë ekzaminimin e tyre, reliktet dhe të dhënat e ushtarëve, ndërsa ceremonia e riatdhesimit do të zhvillohet më 31 mars."

Eshtrat e 36 ushtarëve kinezë do të kthehen në Kinë në prag të Ditës së Përkujtimit, një datë e shënuar për kinezët për të pëkujtuar të vdekurit.

Që nga arritja e një marrëveshjeje në vitin 2014, janë riatdhesuar nga Koreja e Jugut eshtrat e mbi 500 ushtarëve kinezë. Ata luftuan së bashku me ushtrinë e Koresë së Veriut në Luftën e Koresë kundër ushtrisë jugkoreane dhe forcave të OKB-së të udhëhequra nga ShBA-ja.

Në luftë janë vrarë pothuajse 200 mijë ushtarë kinezë, ku shumica e tyre u varrosën në Gadishullin Korean. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China