PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti dhe kryeministri i Kinës bisedojnë me deputetët nga pakicat kombëtare
2016-03-11 09:44:13 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë punimeve të sesionit vjetor parlamentar, presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang ishin të pranishëm në panelin me deputetë nga pakicat kombëtare. Duke shfrytëzuar takimin me ligjvënësit nga Qinghai, kreu i shtetit Xi diskutoi me ta për mbrojtjen e mjedisit.

"Mbrojtja e mjedisit do të jetë një përparësi. Ne duhet ta mbrojmë mjedisin si sytë e ballit dhe ta trajtojmë atë si jetën tonë. Duhet të promovojmë zhvillimin e gjelbër dhe mënyrën e gjelbër të jetesës. Gjithashtu ne duhet të mbrojmë mjedisin në zonën Sanjiang, burimet ujore të vendit dhe ujrat e lumenjve duhet të jenë gjithmonë të pastra."

Në takimin me deputetët nga Xinjiangu kryeministri Li Keqiang theksoi se zhvillimin ekonomik në këtë rajon e pret një rrugë e gjatë, e cila në disa raste mund të përballet dhe me mungesë stabiliteti, siç ka ndodhur në veriperëndim.

"Transporti dhe mbrojtja e infrastrukturës hidrike janë pjesë e sigurisë kombëtare. Ndërtimi i kësaj infrastrukture do të krijojë më shumë vende pune në Xinjiang. Autoritetet vendore duhet të punojnë për rritjen e mbështetjes së transportit, mbrojtjes së burimeve hidrike dhe energjitike. Ky është kyçi për zgjidhjen e zhvillimit të pabarabartë", tha kryeministri Li.

 

Presidenti Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang bënë thirrje për solidaritet në rajonet e vendit ku jetojnë pakica kombëtare dhe grupe të ndryshme etnike.

Në Kinë njihen 55 pakica kombëtare, pjesa më e madhe e të cilave jetojnë në zonat më pak të zhvilluara të vendit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China