Përshëndetje ! A dini të gatuani? Atëhere e dini se suksesi i një gatimi të mirë është të marrësh vendimet e duhura. Të gjitha janë të rëndësishme, si koha, temperatura dhe zgjedhja e ushqimit.
Filozofi i lashtë kinez Lao Zi ka thënë se "Të qeverisësh një vend të madh është sikur të gatuash një peshk të vogël." Ky koncept filozofik është përshtatur nga presidenti Xi Jinping për qeverisjen e vendit.
Eshtë një objektiv i vështirë të marrësh vendime për Kinën, por është thelbësore për zhvillimin e saj dhe të mbarë botës.
Kush janë njerëzit që kontribuojnë në marrjen e këtyre vendimeve ?
Unë jam Greg dhe këtu jemi në Pekin, në kryeqytetin e vendit më të populluar në botë dhe ekonomia e dytë më e madhe e saj.
Këtë javë më shumë se 5 mijë vetë janë mbledhur këtu për të marrë pjesë në dy mbledhje të rëndësishme politike, që në kinezisht njihen si "Lianghui", që do të thotë " Dy sesionet" e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
Asambleja Kombëtare Popullore (NPC) me 300 deputetët e saj ka fuqinë legjislative për të mbikqyrur të gjitha organet shtetëtore në nivel kombëtar, si dhe të sigurojë qeverisje të drejtë për popullin. Këta deputetë kanë përgjegjësi që të marrin vendime të drejta për Kinën.
Mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare Popullore u zhvillua në vitin 1954 Për të marrë vendime lidhur me Kushtetutën dhe për zgjedhjen e presidentit, Asambleja Kombëtare Popullore dhe Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez garantojnë se fuqia vendimarrëse është gjithmonë në duart e popullit. Deputetët e NPC-së vijnë nga fusha të ndryshme të jetës. Ata janë shkencëtarë, mësues, doktorë, punëtorë migrantë, sipërmarrës, artistë dhe nëpunës. Disa deputetë përfaqësojnë interesat e miliona fermerëve, të tjerë përfaqësojnë pakicat kombëtare, që përbëhen nga rreth 3 milionë banorë dhe përpiqen të ruajnë traditat e tyre.
Duke ardhur nga baza e shoqërisë kineze, deputetët e njohin realisht jetën në krahina të ndryshme të vendit, ata marrin pjesë në zgjedhje, vlerësojnë punën dhe bëjnë sugjerime.
Si mund të bëhesh deputet i Asamblesë Kombëtare Popullore (NPC) ?
Unë mund tu jap një shembull të mirë.
Zhu Guanpei nga Shangai është deputete e NPC qysh nga viti 2008. Ajo është rizgjedhur në një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2013. Si përfaqësuese e komunitetit ajo ka punuar mjaft mirë për afro një dekadë, duke u përpjekur për të zgjidhur problemet e anëtarëve të tij.Çka është më e rëndësishme, kjo zonjë ndihmon njerëzit në nevojë. Ajo i paraqet problemet e komunitetit dhe sugjerimet për zgjidhjen e tyre në nivele të larta të qeverisjes. Me përfaqësimin dinjotoz të komunitetit ajo i ka të gjitha cilësitë e duhura për të qenë një deputete e NPC. Zhu u bë deputete pasi u caktua nga Gjykata Popullore e Bashkisë së Shangait dhe u zgjodh me votë të fshehtë.
Shpresoj se tani e keni më të qartë se kush janë njerëzit e mbledhur këtë javë në Pekin, duke punuar për të marrë vendimet e duhura.
Sukses Kina!