20160309wangyi |
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi mbajti konferencën vjetore të martën.
Duke folur për çështjen e Koresë së Veriut, Wang paralajmëroi kundër "besimit të verbër" tek sanksionet.
"Marrëveshja përfundimtare mbi gadishullin Korean kërkon veprime gjithëpërfshirëse dhe ilaçin e duhur për sëmundjen. Besimi i verbër tek sanksionet dhe presioni nuk janë një qasje e përgjegjshme për të ardhmen e gadishullit," u tha ai gazetarëve.
"Në këto kohë në gadishullin Korean janë nxjerrë shpatat dhe tërhequr harqet në një armiqësi të ndërsjellë, ndërsa ajri është i ngopur me barut. Nëse tensioni përshkallëzohet ose del jashtë kontrollit, shkatërrimi do të jetë i përbashkët për të dy palët. Si fqinji më i madh i gadishullit, Kina nuk do të ulet dhe vështrojë shkatërrimin e stabilitetit dhe as lejojë dëmtimin e interesave dhe stabilitetit të vetë Kinës," shtoi Wang.
Kina është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj muajt e fundit mbi aktivitetin e bonifikimit të tokave në Detin e Kinës Jugore, në të cilin kalojnë çdo vit anije mallrash me vlerë prej 5 dollarësh.
"Në fakt, bazuar në përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe të vendeve të tjera të rajonit, Deti i Kinës Jugore është nga më të sigurtët dhe më të lirët në botë. Dua t'ju kujtoj të gjithëve se liria e lundrimit nuk do të thotë liri e pakufizuar. Nëse dikush dëshiron të sundojë Detin e Kinës Jugore dhe të destabilizojnë Azinë, Kina nuk do të pajtohet. Unë mendoj se shumica e vendeve në rajon gjithashtu nuk do ta lejojë atë," tha Wang.
I pyetur në lidhje me çështjen e arbitrazhit të ngritur nga Filipinet në Gjykatën e Hagës, Wang tha se Kina refuzon ta njohë çështjen dhe thekson se cdi mosmarrëveshje duhet zgjidhur nëpërmjet bisedimeve dypalëshe.
Më herët Filipinet i kërkuan Kinës ta respektojë vendimin që pritet të dalë në muajin maj.
"Kokëfortësia e Filipineve vjen si rezultat i prapaskenave dhe manipulimit politike. Duke iu referuar të ashtuquajturës çështje të arbitrazhit e cila është tërësisht janë çdo konteksti, Kina nuk do t'i bashkohet.
Wang u pyet edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe kufizimeve të eksportit për kompaninë ZTE që akuzohet nga autoritetet amerikane se ka shkelur rezolutat ndaj Iranit.
"Unë dua ta përsëris sërish sot këtu, Kina nuk është ShBA-ja dhe Kina nuk do të kthehet në një ShBA të dytë. Ne nuk kemi asnjë dëshirë për të zëvendësuar apo drejtuar ndonjë vend dhe u sugjeroj miqve tanë amerikanë të studiojnë dhe kuptojnë 5000 vjetët e historisë së Kinës, traditat dhe kulturat dhe jo vetëm të mendojnë në mënyrën e tyre amerikane e ta gjykojnë Kinën," tha ai.
Wang tha se është e natyrshme që të dy vendet të kenë mosmarrëveshje, por gjithashtu ato kanë dhënë prova se mund të punojnë së bashku, siç ishte rasti i ndryshimeve të klimës.
Kina si ekonomia e dytë më e madhe e botës dhe Japonia si e treta kanë një sërë vështirësish politike dhe cilat vijnë nga e kaluara e agresionit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe pretendimeve në Detin e Kinës Lindore.
"falë përpjekjeve dhe urtësisë së popujve të të dy vendeve, ka shenja përmirësimi të marrëdhënieve Kinë - Japoni, por ka pak hapësirë për optimizëm. Nga njëra anë qeveria japoneze dhe udhëheqësit e vendit thonë se duan të përmirësojnë marrëdhëniet, por nga ana tjetër krijojnë probleme për Kinën në çdo hap. Këtë mund ta quaj një rast tipik të të pasurit dy fytyra," tha Wang.
Ministri u shpreh se Kina do të ndërtonte më shumë baza në vende të tjera të botës, pas asaj në Djibouti, për të cilën Wang tha se Kina po përmbushte angazhimet ndërkombëtare për të mbrojtur lundrimit.
"Ne jemi të gatshëm që në përputhje me objektivat e përcaktuar, t'i përgjigjemi kërkesës së vendeve pritëse dhe në vendet ku lidhen interesat e Kinës për të ndërtuar më shumë vepra infrastrukturore. Unë mendoj se kjo është jo vetëm e drejtë dhe e arsyeshme, por gjithashtu dhe brenda praktikave ndërkombëtar," tha ai.
Në vitin 2011, presidenti i Mianmarit Thein Sein ra dakord për investimin e Kinës në një projekt dige me vlerë 3.6 miliardë dollarë, ku 90 për qind energjisë së prodhuar do të eksportohej në Kinë.
Tani Kina po përpiqet për t'i zgjidhur problemet e krijuara dhe për të nxitur realizimin e marrëveshjes.
"Projekti i digës Myitsone është në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik dhe ka marrë të gjitha lejet e duhura. Vështirësitë mbi bashkëpunimin janë si një 'dhimbje në rritje'. Të dy vendet do të vazhdojnë ta trajtojnë çështjen në mënyrë proaktive. Ne kemi besim tek bashkëpunimi i ardhshëm me Mianmarin. Ju faleminderit," tha Wang. (Leftion Peristeri)