PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do të zgjidhet problemi në lidhje me politikën e re që u lejon cifteve të kenë dy fëmijë
2016-03-09 18:45:34 CRI Komenti juaj Printoni

Politika e re e planifikimit familjar e Kinës hyri në fuqi më 1 janar 2016. Për tre dekada Kina zbatoi politikën e planifikimit familjar, duke u lejuar çifteve të kenë vetëm një fëmijë. Por pse tani Kina e ndryshoi politikën e planifikimit familjar, të cilën e zbatoi për 30 vjet?

Arsyeja kryesore është ndryshimi i strukturës së popullsisë dhe rritja e përqindjes së popullsisë së të moshuar. Në vitin 2010 popullsia e moshuar ishte 13,3% dhe deri në vitin 2014 u rrit në 15.5%. Tani Kina është një nga vendet me rritjen më të shpejtë të popullsisë së moshuar.

Zv./kryetari i Komisionit të Shëndetësisë dhe të Planifikimit Familjar të Kinës Wang Peian njoftoi publikimin e rregullave të posaçme për lejen e lindjes për të dy bashkëshortët.

"Metodat konkrete të zhvillimit duhet të publikohen nga krahinat e ndryshme sipas Ligjit të Lindjes të miratuar nga Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës. Tani disa provinca kanë nxjerrë politika ku sqarojnë kushtet e lejes së lindjes dhe zgjatjen e saj nga 1 deri në 3 muaj. Do të publikohen gjithashtu lejet për bashkëshortët, të cilët mund të gëzojnë leje nga 7 deri në 25 ditë. "

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe të Planifikimit Familjar Li Bin u shpreh se sivjet do të zgjidhet problemi në lidhje me politikën e re që u lejon cifteve të kenë dy fëmijë.

Ajo thotë se do të garantohen të drejtat e punësimit dhe e lejes së lindjes së grave. Në anën e tjetër, do të shtohen shërbimet publike dhe do të administrohen më mirë burimet e shërbimeve publike si kujdesi ndaj fëmijëve, arsimi parashkollor, arsimi në shkollën fillore dhe të mesme. Sipas planit në krahina të ndryshme duhet të ndërtohen institucione të kujdesit ndaj fëmijëve nën 3 vjeç dhe do të inkurajohet ndërtimi i kopshteve dhe nxitet ndërtimi i dhomave të posaçme të fëmijëve në aeroporte e stacione treni.

Ligjvënësit mendojnë se dhënia e subvencioneve për nënat që lindin dy fëmijë është i favorshëm për ruajtjen e burimeve shoqërore dhe reduktimin e presionit të ndërmarrjeve

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China