PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Seattle, Xi Jinping mban fjalim për marrëdhëniet Kinë- SHBA
2015-09-25 16:44:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në Seattle, ndalesa e parë e vizitës së tij shtetërore në SHBA.

Xi Jinping bëri thirrje për më shumë punë nga të dyja palët.

"Bashkëpunimi është e vetmja zgjidhje e duhur që sjell përfitim, por kërkon trajtim të ndërsjelltë të interesave dhe shqetësimeve të përbashkëta. Nëse Kina dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë mirë, ato mund të bëhen një shtyllë e stabilitetit global dhe mbrojtëse të paqes botërore. Nëse do të hyjnë në konflikte dhe konfrontime, do të jetë katastrofë për të dy vendet dhe për botën në përgjithësi."

Xi nënvizoi gjithashtu se dy vendet kanë zgjeruar fushën e bashkëpunimit, përfshi sigurinë kibernetike.

Kreu i Shtetit Xi tha se Kina është e gatshme të marrë pjesë në bisedime të nivelit të lartë me SHBA-në për të luftuar krimin kibernetik, si dhe mbështeti propozimin që të dy palët të shkëmbejnë 50 mijë studentë.

Fjalimi i Xi Jinping u mbajt në një takim të organizuar nga Komiteti Kombëtar i Marrëdhënieve SHBA-Kinë, Këshilli i Biznesit SHBA-Kinë dhe Shtetit të Uashingtonit. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China