PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tianjin-44 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur nga shpërthimet masive
2015-08-14 10:57:16 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimeve masive në portin verior kinez të Tianjinit kanë arritur në 44, përfshirë 12 zjarrfikës, ndërsa ekipet vazhdojnë ende punën për shuarjen e flakëve në vendngjarje. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua njofton se 520 vetë janë shtruar në spital, ndër të cilët 66 në gjendje kritike. Si pasojë e shpërthimeve janë shënuar dëme të mëdha materiale në zonën e banuar përreth portit të Tianjinit.

Njoftohet se në port ndodhen 1 mijë zjarrfikës dhe 143 makina të shuarjes së zjarrit, të vendosura kryesisht pranë depove me materiale të rrezikshme. Ndërkohë rreth 200 forca të armatosura policore po ruajnë vendin e shpërthimeve. Vullnetarë kanë mbërritur në spitalet e qytetit për të dhuruar gjak për të plagosurit e shumtë. Ministri i Sigurisë Publike të Kinës Guo Shengkun po monitoron në Tianjin ekipin e koordinimit dhe operacionet e kërkimit, pas shpërthimeve masive mesnatën e mbrëmshme në këtë qytet, si pasojë e të cilave deri tani kanë humbur jetën 44 vetë. I dërguari i Këshillit të Shtetit, drejtuar nga kryeministri Li Keqiang është zotuar për hetim transparent të shkaqeve të shpërthimeve masive.

Presidenti i Kinës Xi Jinping po monitoron situatën dhe ka kërkuar normalizimin e saj përmes vënies në kontroll të Portit të Tianjinit, pas flakëve që e përfshinë atë. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i shpërthimeve. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China