20150812skllavet |
Thirrje të reja iu drejtuan kryeministrit japonez Shinzo Abe për të adresuar çështjen e skllaveve të seksit, të ashtuquajturat "femra rehati," gjatë fjalimit të shumëpritur me rastin e përvjetorit të 70-të të dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Profesor Kazu Nagai i Universitetit Kyoto të Japonisë shprehet se edhe ushtria duhet të marrë përgjegjësitë e veta.
"Ishte ushtria japoneze që filloi e para trafikimin e qenieve njerëzore dhe i detyroi këto gra të bëjnë ato gjëra, ndaj ushtria duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Ndërsa qeveria japoneze duhet të kërkojë ndjesë për çështjen e 'femrave të rehatit.'
Profesori shton gjithashtu se kryeministri Abe po përballet me presionin e aleatëve ndërkombëtarë për t'u angazhuar në çështjen e 'femrave të rehatit.'
"Në fakt, personalisht Abe-ja nuk e pranon deklaratën e ish-shefit të kabinetit Yohel Kono. Ai është i shqetësuar për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe mohimi i deklaratës nga Japonia besoj se nuk është në interesin e amerikanëve. Kështu që Abe-ja duhet ta pranojë se Japonia do të trashëgojë shpirtin e deklaratës së Kono-s edhe pse pa dëshirën e tij."
Disa politikanë të së djathtës ekstreme të Japonisë janë përpjekur ndër vite për ta zvogëluar apo mohuar qëllimin e rekrutimit me forcë të skllaveve të seksit nga ushtria gjatë luftës. (Leftion Peristeri)