20150602ship |
Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar të bëhen të gjitha përpjekjet e shpëtimit pas mbytjes së një anijeje udhëtarësh me 458 veta të hënën në lumin Jance.
Anija, që po shkonte nga Nankini në Chongqing, u mbyt rreth orës 09:30 të mbrëmjes, pasi u godit nga një ciklon në seksionin Jianli të lumit Jance në provincën Hubei, sipas administratës së lundrimit të lumit Jance.
Z. Xi Jinping ka urdhëruar gjithashtu forcimin e masave për të garantuar sigurinë e jetës së njerëzve.
Kryeministri Li Keqiang, së bashku me zëvendëskryeministrin Ma Kai dhe këshilltarin e shtetit Yang Jing, kanë shkuar në vendin e aksidentit për të drejtuar punët e shpëtimit dhe të reagimit emergjent.
Ministria e Transportit dhe departamente të tjera janë urdhëruar që të përdorin të gjitha burimet që kanë, për të përshpejtuar punët e kërkim-shpëtimit dhe të trajtimit të të mbijetuarve.