20150511XI_Moske |
Presidenti i Kinës Xi Jinping, liderët e afro 20 vendeve dhe organizatat ndërkombëtare morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 70 vjetorit të fitores së luftës së madhe patriotike në Moskë.
Presidenti rus Putin mbajti një fjalim, ku theksoi se fitorja e luftës së mbrojtjes së atdheut vulosi fundin e luftës së 2-të botërore dhe çliroi popullin europian nga sundimi fashist "Hitlerian".
Putini vuri në dukje se Kina është fusha e betejës kryesore të anti-militarizmit në Azi, ku u sakrifikuan dhjetra milionë kinezë. Kjo ditë duhet të na shërbejë për të ndërtuar të ardhmen paqësore mbi bazën e barazisë dhe të jo-aleancës.
Në këtë paradë morën pjesë ushtritë e nderit nga Kina, India dhe vendet e Komonuelthit. Kjo është hera e parë që Kina dërgon ushtrinë e nderit për paradë në Sheshin e Kuq të Moskës. (Xu Guang)