20150508pullyion_1 |
Një aplikacion i ri do të shtojë transparencën në luftën e Kinës kundër ndotjes me publikimin e të dhënave të shkarkimeve nga firmat duke i dhënë kështu publikut mundësinë për të monitoruar dhe identifikuar ndotësit më të keq në zonën ku banojnë.
Aplikacioni "Harta Blu" përcjell të dhënat e ndotjes të cilat publikohen nga vetë fabrikat për qeveritë vendore dhe njëherësh u lejon përdoruesve për të parë se cilat kompani kanë tejkaluar standardet zyrtare.
Aplikacioni është zhvilluar nga Instituti i Çështjeve Publike dhe Mjedisore dhe filloi punë në fund të prillit. Ai ofron një hartë ndërvepruese që u lejon përdoruesve të shikojnë firmat ndotëse në zonën e tyre. Aplikacioni i lejon ata që t'i ndajnë shifrat në mediat sociale dhe madje t'i raportojnë firmat ndotëse tek autoritetet vendore