20150424mi_Mi4i |
Xiaomi Technology, kompania me rritjen të shpejtë dhe numri tre në botë për prodhimin e smartphone-ve me një vlerë në treg prej 45 miliardë dollarësh, zhvilloi prezantimin e parë ndërkombëtar jashtë Kinës në Nju Delhi të enjten, ku paraqiti modelin e përparuar Mi 4i me shërbime në gjashtë gjuhë indiane dhe që kushton 12,999 rupie apo 205 dollarë.
Hugo Barra, zv-presidenti i veprimeve ndërkombëtare të Xiaomi-së:
"India është tashmë tregu i dytë më i madh i kompanisë sonë në botë dhe ne duan të investojmë konsiderueshëm këtu. Ne duam të ofrojmë produkte që bëhen dhe përshtaten sipas interesave të dhe Indisë dhe kjo është ajo që bërë pikërisht sot duke prezantuar produktin tonë kryesor, i cili është projektuar dhe realizuar në mënyrë specifike për Indinë," Hugo Barra.