PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ish-kampioni olimpik e botëror i vrapimit me pengesa Liu Xinag tërhiqet nga sporti
2015-04-13 16:35:14 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-kampioni olimpik kinez i vrapimit me pengesa Liu Xiang konfirmoi tërheqjen e tij nga sporti, duke dhënë si arsye moshën dhe lëndimet, dy vjet e gjysmë pas garës së tij të fundit.

30-vjeçari Liu shkroi një deklaratë të gjatë në llogarinë e mikroblogut të tij të titulluar "Pista ime, pengesa ime" ku tha se ishte "me të vërtetë i sëmurë, i mplakur dhe i pamundur për të vrapuar dhe kërcyer."

"Pavarësisht trishtimit dhe dhimbjes, nuk më mbetet gjë tjetër," shkruan Liu.

"Pas tërheqjes të them të drejtën vetëm dua të bëj diçka për të cilën jam në gjendje, të cilën mund të bëj më aftësitë e mia dhe asgjë tjetër përtej kësaj. Unë shpresoj se unë mund të bëjë diçka nga e cila mund të përfitojë zhvillimi i sporteve të të rinjve," tha ai. 

Liu u bë kinezi i parë që fitoi një medalje të artë në Lojërat Olimpike të Athinës në vitin 2004 në garën e 110 metrave me pengesa, duke vendosur dhe një rekord botëror. Ai vendosi një tjetër rekord botëror në vitin 2005, dhe u kurorëzua me titullin kampion botëror në vitin 2007.

Atleti nga Shangai nuk ka garuar që prej tërheqjes nga Lojërat Olimpike të Londrës pas dëmtimit të thembrës së tij të Akilit.

Ai u tërhoq nga Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008 pas dëmtimeve të ngjashme, ndërsa vitet e gjata të trajtimit kanë dështuar të rregullojnë problemin.

Nisur nga eksperienca e tij në Lojërat e Pekinit dhe Londrës, zyrtarët kinezë të sporteve thanë se Liu nuk do të kthehet në gara përpara rikuperimit të plotë.

Gjithsesi, dëmtimet akiliane janë të vështira për t'u kuruar dhe shumë vrapues nuk kthehen më në pistat e garave.

Në deklaratën e tij, Liu tha se ai shpresonte se do të rikuperohej pas lojërave të Londrës, "këmba më tha jo, përsëri e përsëri, ndaj nuk kishte mënyrë për të përballuar stërvitjen intensive dhe garën."

"E urrej këmbën time, e dashuroj pafund pistën dhe pengesën, dhe sikur të mos e kisha lënduar këmbën ... por nuk ka sikur në këtë botë. Unë e plagosa veten dhe tani duhet ta pranoj në heshtje," shprehet Liu.

Gjatë karrierës së tij, Liu u bë një nga yjet e sportit me të ardhurat më të larta, duke iu bashkuara radhëve elitare të ish-yllit të NBA Yao Ming apo kampiones së tenisit Li Na.

Tërheqja përfundimtare e Liu nga sporti pritej prej shumë kohësh, ndërsa u njoftua nga gazetat e Shangait javën e kaluar.

Duke folur për të ardhmen, Liu, që filloi vrapimin me pengesa në moshën 13 vjeçare, tha se planifikon "të fillojë një udhëtim të ri" duke përfunduar studimet si dhe tha se shpreson të kontribuojë për zhvillimin e sporteve në Kinë.

Wu Shuxia, një banore e Shangait e mirëpriti tërheqjen e sportistit.

"Mendoj se ka ardhur koha për të për t'u tërhequr. Nëse kushtet e tij fizike nuk janë të atij niveli sa të përfaqësojnë Kinën në rang ndërkombëtar, unë se di e ai kërkon të sjellë lavdi, po gjendja fizike nuk e lejon. Ai duhet të tërhiqet dhe të përballet me realitetin. Ne e mbështesim dhe lutemi për të."

Bashkëqytetari tjetër Jia Baoqiang, gjtihashtu: "Ndihemi të trishtuar, sidomos pas shfaqjes së tij në vitin 2008 (në Pekin) dhe 2012 (në Londër) pasi prisnim gjëra të mëdha prej tij. Tani që kthejmë kokën pas, e dimë se ka pasur vështirësi të cilat ai nuk i ka treguar. Ka pasur vlerësim të padrejtë për të, Ai ka pasur disa rezultate të mira në Lojërat Olimpike të Pekinit dhe Londrës si dhe në gara të tjera sportive. Ndaj unë nuk mendoj se ai u largua në mënyrë të qëllimshme nga lojërat e Pekinit dhe Londrës, ashtu siç disa njerëz thanë." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China