20150401plane |
Avioni i parë i që furnizohet me energji diellore u ul në Kinë të martën e kaluar duke mbyllur etapën e pestë të udhëtimit rreth e përqark globit.
Avioni i quajtur 'Solar Impulse 2' mbërriti në qytetin kinez të Chongqing-ut pasi fluturoi për afro 20 orë e gjysmë nga Mandalay i Myanmar-it.
Bertrand Piccard, i cili pilotoi gjatë etapës së pestë të udhëtimit, i tha Televizionit Qendror të Kinës se gjatë fluturimit bënte shumë ftohtë dhe oksigjeni ishte i pamjaftueshëm.
"Kjo shërben për t'u ngrohur në ajër. Shiko këtu, ky është sistem ngrohjeje! Kur ne ngjitemi në lartësinë e 9,000 metrave, i mbajmë këmbët ngrohtë," tha Piccard, ndërsa politi tjetër shpejgoi: "Nuk ka presion ndaj është përdorur një maskë me oksigjen," tha Borschberg,
Mjeti u pilotua nga Bertrand Piccard, që së bashku me pilotin tjetër Andre Borschberg, filluan aventurën e tyre më 9 mars nga Abu Dhabi i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Më tej avioni fluturon në drejtim të qytetit lindor Nanjing përpara se të përshkojë Oqeanin Paqësor me një ndalesë në Hawaii.
Avioni i parë i furnizuar me energji diellore peshon sa një automjet normal familjar, 2,300 kg, por krahët e tij në fakt janë të gjatë sa një avionin i zakonshëm.
Projektimi dhe ndërtimi i këtij avioni filloi 12 vjet më parë. Versioni i parë i mjetit u prezantua në vitin 2009.