20150323lee-final |
Ish-kryeministri i Singaporit Lee Kuan Yew u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare mëngjesin e së hënës pas një pneumonie. Paraardhësit e tij janë me origjinë nga provinca Gungdong e Kinës Jugore. Lee ka qenë kryeministri i parë i Singaporit pas pavarësisë dhe ka shërbyer në këtë detyrë për 31 vjet. Pa diskutim, ai konsiderohet si "ati i Singaporit".
Lee Kuan Yew u lind në shtator të vitit 1923. Në vitin 1959, kur Singapori filloi vetëqeverisjen, Lee, 36 vjeç u bë kryeministri i parë i vendit, post nga i cili u largua me dorëheqje në vitin 1990. Më pas ai ka mbajtur detyra të larta ministrore deri në maj të vitit 2011.
Lee Kuan Yew konsiderohet si "Ati i Singaporit", pasi nën udhëheqjen e tij, ai e shndërroi vendin nga një qytet të vogël port tropikal e pa burime natyrore, në një nga vendet më të pasura të botës e mandej në një qendër financiare. Singapori njihet gjithashtu për nivelin e ulët të korrupsionit, ekonominë e zhvilluar, harmoninë shoqërore dhe peizazhin e bukur natyror.
Në fakt në vitin 1965 kur u nda nga Malajzia, Singapori ishte një vend i vogël, pa asnjë burim natyror dhe nën kërcënimin e vendeve të mëdha fqinje. Por udhëheqësi Lee Kuan Yew veproi shpejt dhe e nxiti popullin të ndërmerrte punë të vështira ndërtimi. Në këto kohë që Singapori përballej me sfida të mëdha, Lee do të thoshte:
"Do të ndërtojmë një vend shembull, një vend që përket çdo njeriu. Në fillim vetëm baltë, ne do të ndërtojmë një vend nga e para, do të ndërtojnë një vend model me një shoqëri multi etnike. Në të kaluarën këtu kishte baltë, por tani këtu ngrihet një qytet modern. Pas 10 vjetësh, këtu do të ngrihet një metropol! Ne nuk kemi asnjë frikë!" deklaronte Lee.
Lee Kuan Yew ndërmori reformën dhe zhvillimin e ekonomisë, ndërtoi lidhje ekonomike me shumë vende dhe inkurajoi investimet e huaja në Singapor. Ai ndërtoi shumë sisteme shoqërore që përshtaten me zhvillimin e këtij vendi të vogël, si për shembull themeloi Fondin e Rezervës Publike, Byronë e Anti-korrupsionit, zhvilloi reforma në arsim dhe pas përpjekjesh të shumta e ktheu Singaporin në një nga vendet më të pasura të Azisë brenda një kohë 30-vjeçare.
Padyshim Lee Kuan Yew ka pasur edhe kritikë. Ai është ideatori i parimit "vlera aziatike", sipas të cilit vendet aziatike nuk kanë nevojë të veprojnë tërësisht në përputhje me vlerat perëndimore. Ky parimi në fakt është kritikuar pasi i atribuohet qeverisjes së tij "me dorë të hekurt".
Afro 75 për qind e Singaporit banohet nga kinezë etnikë, prandaj dhe qytetishtet ka lidhje të ngushta me Kinën.
Pas Reformës dhe Hapjes së Kinës, shkëmbimet midis dy vende u shtuan në mënyrë të konsiderueshme dhe në një drejtim pozitiv për ekonominë kineze.
Lee pati deklaruar se arkitekti kryesor i Reformës dhe Hapjes së Kinës, Deng Xiaoping, është një ndër liderët më admirueshëm.
"Kur Deng Xiaoping vizitoi Singaporin në vitin 1978, ai më uroi. E pyeta se pse më uronte dhe ai tha: 'Ke ndërtuar këtë vend në një qytet kopshti." Kur ai shkonte për Francë në fillim të shekullit 20 ka qenë në këtë vend, dhe e kujtonte se si ai ishte i pazhvilluar. Aty iu përgjigja: 'Ne kemi arritur një sukses të vogël në një vend të vogël, këto që kemi arritur ne, Kina mund t'i bëjë më të mirë. Në vitin 1992 Deng shkoi në Shenzhen të provincës Guangdong dhe në fjalimin të njohur ai tha se Kina duhet të mësojë nga bota, sidomos nga Singapori. Ata kanë disiplinë dhe rregulla të mira shoqërore, duhet të mësojmë dhe bëjmë më të mirën," kujtonte ish-udhëheqësi i Singaporit Lee Kuan Yew.