20150310xinjiangnew |
Drejtues të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit besojnë se disa shtetas kinezë i janë bashkuar Shtetit Islamik.
Kryetari i Partisë Komuniste të Kinës për Xinjiang-un Zhang Chunxian e bëri të ditur këtë duke folur para Asamblesë Kombëtare Popullore.
Zhang vuri në dukje se autoritetet në Xinjiang kanë besim në luftën kundër terrorizmit, pavarësisht nga sfidat me të cilat ballafaqohen.
Autoritetet e Xinjiang-ut janë shprehur se rreth 95 për qind e sulmeve të mundshme në rajon janë zbuluar para se kryhen, falë informacioneve nga publiku. (Artani)