PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
U hap Sesioni i 3-të i Asamblesë Kombëtare Popullore të legjislaturës së 12-të
2015-03-06 09:43:54 CRI Komenti juaj Printoni

Në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin paraditen e së enjtes nisi punimet sesioni i 3-të i Asamblesë Kombëtare Popullore të legjislaturës së 12-të, në të cilën kryeministri kinez Li Keqiang paraqiti veprimtarinë e qeverisë gjatë vitit 2014. Ai theksoi se çuarja përpara e punës së qeverisë duhet bazohet në tre objektiva.

Së pari, stabilizimi dhe përsosja e politikës makroekonomike. "Të vazhdojmë të zbatojmë një politikë financiare aktive dhe një politikë monetare të qëndrueshme, duke i kushtuar një vemendje të veçantë drejtimit dhe kontrollit. Së dyti kreu i qeverisë nënvizoi ruajtjen e ekuilibrit midis rritjes së qëndrueshme dhe rregullimit strukturor të ekonomisë. Si objektiv të tretë Li Keqiang renditi krijimin dhe nxitjen e një force të re lëvizëse të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Kryeministri tha se rritja ekonomike në vitin 2015 pritet të jetë 7%, duke shënuar një ulje krahasuar me rritjen 7.5% të vitit të kaluar. "Stabiliteti" i përmendur nga Li Keqiang tregon se norma e rritjes ekonomike është e qëndrueshme, pasi GDP-ja vitin e kaluar arriti në 63 miliard e 600 milion juan. Janë hapur 13 milion e 220 mijë vende pune më shumë krahasuar me vitin 2013 dhe ka patur stabilitet të çmimeve.

Kryeministri Li Keqiang theksoi se vitin e kaluar qeveria i ka kushtuar vëmendje të veçantë mirëqenies së popullit. Pavarësisht ngadalësimit të normës së rritjes së të ardhurave, mbi 70% e tyre janë akorduar për rritjen e mirëqenies.

Më tej në fjalën e tij kreu i qeverisë kineze u ndal në politikën e jashtme ku veçoi krijimin e brezit ekonomik të Rrugës tokësore dhe detare të mëndafshit si dhe në imazhin ndërkombëtar të vendit si një shtet i fuqishëm dhe i përgjegjshëm. Në analizën vjetore të qeverisë kineze për vitin 2014 kryeministri Li Keqiang raportoi dhe për reformat në energjitikë, arsim, shëndetësi dhe mbrojtjen e mjedisit.

Eda Merepeza

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China