20150304dysesion01 |
14 anëtarë të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) janë përjashtuar për korrupsion, deklaroi të martën kryetari i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së Yu Zhengsheng.
Ndër të përjashtuarit përfshihen edhe dy zëvëndëskryetarët e Komitetit Kombëtar të KKPPK-së Ling Jihua dhe Su Rong, të cilët dyshohen për korrupsion.
Su është në hetim nga Prokuroria e Lartë e Kinës për marrje ryshfeti kundrejt promovimit të vartësve të tij. Ling ka qenë nën hetim për shkelje të rëndë disiplinore nga Partia Komuniste e Kinës dhe Komisioni Qendror për Kontrollin e Disiplinës të paktën që nga dhjetori i kaluar
Në mbledhjen e muajit të kaluar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) Ling u largua nga posti i zëvëndëskryetarit të Komitetit Kombëtar dhe nga KKPPK-ja.
"Ky ka qenë një paralajmërim për ne për të përmirësuar integritetin e anëtarëve tanë dhe për të luftuar korrupsionin," theksoi Yu. (RAELA)