PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sichuan, përshpejtohen operacionet e shpëtimit pas tërmetit
2014-11-27 15:15:46 CRI Komenti juaj Printoni

Ekipet e ndihmës janë në garë me kohën për të shpëtuar të plagosurit pas një serie tërmetesh në rajonin e Tibetit në jugperëndim të provincës Sichuan të Kinës që nga e shtuna.

Tre njerëz u raportuan të plagosur lehtë pas një tronditje me magnitudë 5.8 ballë që goditi fshatin Kangding. Në total 59 të plagosur po trajtohen në spital, ndër të cilët dy pacientë janë ende në gjendje kritike.

Banorët vendas kanë qëndruar të qetë pavarësisht nga një tjetër tërmet vonë mbrëmjen së martës.

Furnizimi me ujë dhe energji elektrike ka funksionuar normalisht në Kangding. Muret e aeroportit të Kangdingut u plasaritën dhe tavanet u dëmtuan, por aeroporti është duke funksionuar normalisht.

Ndërkohë, rreth 7000 nxënës në katër shkolla të mëdha janë evakuuar. Nuk ka asnjë njoftim për viktima apo lëndime në mesin e studentëve.

Rrjetet e telekomunikacionit janë dëmtuar dhe shumë banorë nuk mund të arrihen me telefon, por ata janë duke përdorin aplikacionin e mesazheve WeChat pë t'u lidhur me njëri tjetrin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China