20141117XiAus |
Kina do të ruajë vrullin e rritjes ekonomike dhe do të japë kontributin më të madh në ekonominë globale, tha presidenti kinez Xi Jinping duke folur në ditën e parë të samitit të G20-ës të shtunën. Ai u kërkoi ekonomive kryesore të botës për të promovuar së bashku reformat, zbatimin e strategjive gjithëpërfshirëse të rritjes dhe të avancojë tranzicionin e ekonomisë botërore nga rimëkëmbja sezonale në rritje të qëndrueshme.
Ai tha se prioritet për anëtarët e G20-ës tani është koordinimi i politikave makroekonomike, zbutja e rreziqeve dhe krijimi i më shumë vende pune për të përmirësuar jetesën e njerëzve. Ai shtoi se takimi i sapopërfunduar i Bashkëpunimit Ekonomik të Azi Paqësorit (APEC) në Pekin, formuloi plane për promovimin e zhvillimit të rajonit.
Rritja ekonomike e Kinës shërben si një motor kryesor për rritjen ekonomike globale, dhe Kina është një nga kontribuesit më të mëdhenj të strategjive gjithëpërfshirëse rritjes së G20-ës, tha Xi. (Leftion Peristeri)