PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Serbi – Shqipëri braktiset pasi tifozët hyjnë në fushë[video]
2014-10-15 16:47:02 CRI Komenti juaj Printoni

Ndeshja e Serbisë kundër Shqipërisë u braktis pas një avion i telekomanduar (drone) që mbante mesazhe politike shkaktoi përleshje midis lojtarëve dhe tifozëve në stadiumin Partizani të Beogradit.

Ndeshja për eliminatoret e Kampionatit Europian 2016 që arbitrohej nga anglezi Martin Atkinston u ndërpre në minutën e 41-të kur rezultati ishte 0 me 0.

Trazirat filluan kur një flamur i Shqipërisë së Madhe bëri disa shfaqje mbi fushë. Futbollisti serb Mitroviç e tërhoqi flamurin, por hasi në reagimin e lojtarëve shqiptarë Taulant Xhaka dhe Andi Lila. Shqiptarët u përpoqën ta mbronin flamurin gjë që shkaktoi hyrjen e tifozëve në fushë.

Tifozët e Shqipërisë ishin ndaluar të shikonin ndeshjen në stadium.

"Është për të ardhur keq kjo situatë për të cilën ne do të raportojmë, unë dhe ndihmësit e sigurisë. Rrethanat ishin të tilla sa që ndeshja nuk mund të vazhdonte," tha i dërguari i UEFA-s. Harry Been.

Pas kthimit në Tiranë, përpara mijëra tifozëve, kapiteni i kombëtares Lorik Cana, tha se futbollistët shqiptarë u goditën përveçse nga tifozët edhe nga policia kur hynin në dhomat e zhveshjes.

Lajmi për ndeshjen është përcjellë gjerësisht në mediet ndërkombëtare. Edhe mediet kineze e përcollën gjerësisht lajmin në buletinet e tyre të mëngjesit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China