20140801ebola |
Autoritetet shëndetësore të Hong Kongut thanë të mërkurën se ishin vendosur në gatishmëri të lartë pasi shpërthimit të virusit Ebola në Afrikën Perëndimore.
Ebola besohet se ka vrarë 672 njerëz në Guine, Liberi dhe Sierra Leone që kur shpërtheu në shkurt të këtij viti, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sëmundja ngjitëse, e cila deri tani nuk ka ndonjë kurrë të njohur, ka simptoma të tilla si të vjella, diarre dhe gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Vdekshmëria pas infektimit me këtë virus është 60 për qind, por megjithatë Ebola mund të vrasë deri në 90 për qind të atyre që infektohen.
Pavarësisht se Hong Kong nuk ka lëshuar ndonjë kufizim udhëtimi për vendet e prekur nga Ebola, pasi nuk ka fluturime të drejtpërdrejta, por ishulli është një qendër e transportit dhe rreziku i importimit të virusit mbetet i lartë, thanë zyrtarë të departamentit të shëndetësisë.
"Nuk ka parashikimet për kufizime të mëtejshme. Ne kemi takuar autoritetet e spitalit pasi jemi shumë të shqetësuar rreth virusit Ebola në tre vendet e Afrikës Perëndimore," tha Dr. Chuang Shuk-këan, një konsulent për sëmundjet ngjitëse pranë Departamentit të Shëndetësisë, në një konferencë shtypi.
Ajo tha se autoritetet shëndetësore të kanë përcaktuar si prioritetet zbulimin dhe izolimin e rasteve të mundshme.
"Çdo njeri që është kthyer në Hong Kong brenda 21 ditëve nga një prej këtyre tre vendeve duhet të shkojë pranë autoritete shëndetësore. Pasi autoritetet spitalore kanë mjetet e duhur për të trajtuar pacientët," tha Chuang.
Të mërkurën, një grua u testua negative pasi u ankua se nuk ndihej mirë pasi ishte kthyer nga pushimet në Kenia.
"Ne kemi pacientë të kthyer nga Afrika, por jo nga këto tre vende të prekura nga virusi, apo pacientë që kanë shfaqur probleme si të vjella apo simptoma të tjera," shpjegoi shefi i Autoritetit Spitalor dhe Kontrollit të Infeksioneve, Dr. Dominic Tsang.
Gruaja 39-vjeçare shfaqi marrje mendsh sapo u kthye në Hong Kong të hënë, 28 korrik dhe në mbrëmje ajo u izolua nga frika e hyrjes së virusit në Hong Kong.
Qendra e Hong Kongut ka dendësinë më të madhe të popullsisë në botë ndaj dhe autoritetet marrin çdo rast shumë seriozisht.
Hong Kongu u prek keq nga virusi SARS në vitin 2003 dhe ka mjaft rast të virusit H5N1 të gripit të shpendëve në më shumës e një dekadë.