Banka Botërore thotë se të paktën gjysma e popullsisë së globit do të vuajë nga mungesa e ujit të pijshëm gjatë 15 viteve të ardhshme. Por një person nga Jutah në SHBA po mundohet të promovojë ngrënien e insekteve si një mënyrë për të ruajtur burimet ujore. "Mund të kursesh ujë duke ndryshuar mënyrën e marrjes së proteinave, duke ngrënë insekte", thotë themeluesi dhe presidenti i "Chapul Bars", Pat Crowley. Insektet përmbajnë shumë kalçium dhe proteina, ndaj ai ka filluar t'i pjekë ato dhe t'i hajë. (Ardi Pulaj)



















