Kinezët shënojnë nisjen e pranverës, një nga 24 fazat sipas kalendarit tradicional.
Me këtë rast, bëhen përgatitje festive dhe në mure vendoset karakteri kinez "Fu" që do të thotë bekim. Në disa pjesë të Kinës, njerëzit vijojnë traditën e gatimit të roleve pranverore, të mbushura me perime të stinës.
Të gjitha këto shërbejnë për të uruar Vitin e Ri që po vjen. Por pavarësisht se Festa e Pranverës po afron, pjesë të ndryshme të Kinës janë përfshirë nga temperaturat e ulta. (Ardi Pulaj)