Ditët e fundit studiuesit e sigurimeve shoqërore sugjeruan shtyrjen e moshës së daljes në pension të kinezëve dhe konkretisht pritet të zbatohet në vitin 2016. Çdo dy vjet mosha e daljes në pension shtohet me një vit, kështu që deri në vitin 2045, mosha e daljes në pension do të jetë 65 vjeç, e njëjtë si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Sipas ligjit të tanishëm, mosha e daljes në pension tek meshkujt është 60 vjeç, ndërsa tek femrat varjon nga 50 në 55 vjeç.
Sipas një sondazhi në internet, pothuajse 90 për qind e pjesëmarrësve nuk e kanë pëlqyer këtë politikë. Nga ana tjetër profesori nga Departamenti Adminsitrativ i Universitetit të Pekinit shprehet i shqetësuar pasi kjo politikë do të sjellë stres për punësimin e studentëve.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha përmendi në fillim të këtij viti se mosha e daljes në pension për shqiptarët të shtyhet në 70 vjeç.
Jeni pro apo kundër këtë vendimi?