Wednesday  Apr 2th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tregtarët shqiptarë në edicionin e 111-të të Panairi i Guangzhout
2012-04-18 17:32:24 CRI Komenti juaj Printoni

15 prilli ishte dita e hapjes së edicionit të 111-të të Panairit të Mallrave të Import-Eksportit i Kinës në Guangzhou.

Panairi i Mallrave të Import-Eksportit i Kinës, që njihet ndryshe edhe si Panairi i Guangzhout nisi në vitin 1957 dhe është panairi ndërkombëtar i tregtisë komplekse me historinë më të gjatë, me nivelin më të lartë, me përmasat më të mëdha, ku marrin pjesë shumë tregtarë të huaj dhe kinezë. Në edicionin e kësaj radhe të Panairit të Guangzhout u ftuan më shumë tregtarë duke u dërguar ftesa 1.118 milionë blerësve nga e gjithë bota. Kjo shifër ka shënuar rekord historik duke u shtuar 12.13% në krahasim me atë të edicionit të kaluar.

Rritja e shkëmbimeve ekonomike me Kinën ka sjellë shumë tregtarë në tregjet kineze.

Panairi i Guangzhout është një mundësi e biznesmenëve shqiptarë për t'u njohur me mallrat dhe shërbimet e kompanive nga vendi i dytë me ekonominë më të madhe në botë.

Në këtë panair si çdo vit marrin pjesë edhe shumë tregtarë shqiptarë. Në panairin e kësaj here një prej të pranishmëve ishte dhe biznesmeni shqiptar, z.Luan Shakaj, administrator i kompanisë "Endi 94" Shpk, kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit, kryesisht në materialet hidraulike, hidrosanitare, hidroizoluese etj. Ai ka vite që importon mallra nga Kina dhe e ka vizituar shpesh këtë panair dhe shprehet se Panairi i Guangzhout është një panair gjigant, fantastik dhe shumë i mirë. Ai ka qenë edhe në panaire të tjerë në Itali, Serbi, etj, por Panairi i Guangzhout mbetet i veçantë dhe i mrekullueshëm për të.

Në një intervistë të posaçme për radion tonë ai shprehet se ka mbetur shumë i kënaqur nga vizita e kësaj here në edicionin e 111-të të Panairit më të madh në Kinë.

- Pyetjes se çfarë përshtypje i la Panairi i Guangzhout i kësaj here ai iu përgjigj se ka mbetur shumë i kënaqur nga ndryshimet dhe larmia e produkteve. Në edicionin e 111-të të Panairit të Mallrave të Import-Eksportit të Kinës ai u njoh me produkte, mallra dhe ide të reja. që do i shërbejnë për të ardhmen e biznesit të tij.

Ndërsa për ndryshimin e cilësisë së produkteve kineze nga viti në vit ai u shpreh se është vënë re një ndryshim shumë i madh, jo vetëm në larminë e produkteve por edhe në cilësinë. Ai shtoi se Panairi i Guangzhout është një mrekulli për biznesin shqiptar, pasi tregtarët tani e njohin këtë panair, e vizitojnë dhe jo vetëm ai por edhe miqtë dhe kolegët e tij kanë mbetur të kënaqur nga shërbimi, kontaktet dhe mallrat atje. Ai shtoi gjithashtu se edhe klientët e tij janë shumë të kënaqur me mallrat kineze.

Në edicionin e kësaj here Z.Shakaj u shpreh se ka lidhur kontratë të re, ka bërë porosi të re dhe sigurisht që shkuarja atje ka qenë e suksesshme për të.

Në përfundim të intervistës ai u bëri thirrje të gjithë biznesmenëve shqiptarë që shkojnë në panair por edhe atyre që bëjnë tregti me Kinën, që të marrin produkte sa më cilësore. (Albana)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China