Qyteti Chaozhou është porta lindore e provincës Guangdong. Shumë prej banorëve të qytetit shkuan dhe emigruan në Azinë Juglindore, SHBA dhe Evropë. Lagjja antike Paifang ndodhet në jug të këtij qyteti. Ajo ishte rruga e parë e drejtimit të veri-jug e qytetit antik. Para 400 vjetësh, stilet e ndërtesave të Azisë Juglindore hynë në provincën Guangdong.
Gjatë kësaj periudhe, u formua një lagje tregtare me ndërtesa sipas stilit të Azisë Juglindore, e cila quhet Lagjja Paifang. Formimi i saj lidhet ngushtë me lulëzimin ekonomik dhe kulturor të qytetit Chaozhou.
Në këtë qytet, u ruajtën 94 porta të lashta përkujtimore me qemer, të cila u ndërtuan nga qeveria feudale e Kinës së lashtë për të nderuar kontributin moral të njerëzve të shquar. Përveç kësaj, kultura e ushqimeve në këtë qytet është shumë e pasur. Çdo turist mund të shijojë ushqimet tradicionale të Chaozhous. Në lagjen Paifang, mund të gjeni shumë restorante karakteristike. (Shy Guan)