U hap të mërkurën 26 janar në Davos të Zvicrës, Forumi Ekonomik Botëror, i cili ndodhet në edicionin e 41-të. Forumi vjetor 5-ditor, këtë vit mbahet me temën "Parimet e përbashkëta nën gjendjen e re". Rreth 2500 udhëheqës politikë dhe të biznesit nga 100 vende dhe rajone të botës, marrin pjesë në forum. Ata do të diskutojnë për vendosjen e mekanizmave të kontrollit mbi ekonomitë, në situatën e re të krijuar pas krizës financiare.
Presidenti i forumit, Klaus Schwab, thotë ky takim duhet të shikojë një realitet të ri që mbështetet tek zhvendosja e pushtetit gjeopolitik nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje. Arritja e parimeve të reja të përbashkëta, është fokusi i këtij forumi, thotë Schwab.(Zhan Dian)