Eksperët zbulojnë tunel ndëryjor pranë sistemit diellor
2024-11-17 17:24:24

Sistemi diellor (Foto Atsh)

Sistemi diellor (Foto Atsh)

Në flluskën e gazit të nxehtë që pret sistemin diellor është zbuluar një tunel ndëryjor që drejton yjësinë e Centaurit, ndoshta duke u lidhur me një tjetër superflluskë gazi aty pranë. E krijuar nga shpërthimi i yjeve të rinj, kjo mund të jetë pjesë e një rrjeti më të madh të tunele të gazit të nxehtë që depërtojnë në gazin e ftohtë të mjedisit ndëryjor, shkruan “ATSH”.

Zbulimi u bë nga harta 3D e hapësirës kozmike, e krijuar nga teleskopi hapësinor me rreze X, “eRosita”, i Institutit “Max Planck” për Fizikën Jashtëtokësore, i botuar në revistën ”Astronomy & Astrophysics”.

Të dhënat e misionit janë thelbësore për studimin e flluskës lokale në të cilën ndodhet sistemi diellor, sepse ato janë mbledhur 1.5 milionë kilometra nga Toka dhe për këtë arsye kthejnë pamjen më të pastër me rreze X të qiellit, pa ndërhyrje të krijuara nga takimi midis erës diellore dhe grimcave të shtresës më të jashtme të atmosferës së Tokës.

Duke përfituar nga ky këndvështrim i privilegjuar, ekipi i “eRosita”-s, i udhëhequr nga Michael Yeung, studioi 2000 seksione të qiellit, duke zbuluar se flluska po zgjerohet pingul me planin galaktik dhe ka një hendek të fortë termik, me veriun galaktik më të ftohtë se jugu.

Studiuesit dyshojnë se kjo temperaturë mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i yjeve masivë, supernova të cilat mund të kenë shkaktuar nxehjen dhe zgjerimin e flluskës.